Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran, ministri i Brendshëm i Pakistanit në Teheran për negociata
17/05/2026 22:48

Ministri i Brendshëm i Pakistanit mbërriti në Teheran të shtunën "për të lehtësuar" bisedimet e paqes midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë ngecur pavarësisht një armëpushimi të brishtë, raportuan mediat iraniane. "Mohsin Naqvi po zhvillon në Teheran një vizitë zyrtare dy-ditore, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Pakistanit për të lehtësuar bisedimet dhe për të promovuar paqen rajonale", raportoi agjencia e lajmeve Tasnim. Islamabadi ka ndërmjetësuar në mënyrë aktive në bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së dhe muajin e kaluar priti një takim me rëndësi të lartë midis delegacioneve nga të dyja palët. Një armëpushim që filloi më 8 prill ka ndaluar kryesisht luftimet që shpërthyen kur forcat amerikane dhe izraelite sulmuan Iranin më 28 shkurt. Kryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se Uashingtoni duhet ta pranojë propozimin e Teheranit për paqe. "Nuk ka alternativë tjetër përveçse të pranohen të drejtat e popullit iranian siç përcaktohen në propozimin me 14 pika, tha ai. Ndërkohë që ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani kishte marrë mesazhe nga Uashingtoni që tregonin se administrata e Presidentit Donald Trump ishte e gatshme të vazhdonte negociatat.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48