Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për bisedimet me Rusinë. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni përfshin Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministren e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.