Këtë të hënën pritet të nisin në Egjipt negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Katarit. Këto bisedime shihen si ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës në Gaza dhe mund të përcaktojnë nëse ekziston një rrugë reale drejt një armëpushimi dhe fundit të konflikti të përgjakshëm në Gaza.