Top Channel/ Bisedime në kufirin me Bjellorusinë, Ukraina do të ulet në tryezë me Rusinë të hënën
27/02/2022 20:48

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky nuk ka pret që takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës që do të mbahet të hënën në Bjellorusi, të sjellë një zgjidhje për vendin e tij. “Nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le ta provojmë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky, në një deklaratë për mediet. Ai theksoi se së bashku me kabinetin e tij, ndodhet në Ukrainë dhe të gjithë do të mbrojnë deri në fund Ukrainën dhe kufijtë e saj. Përmes një njoftimi në Telegram, zyra e presidentit Volodimir Zelenski njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, ndërsa ora nuk është njoftuar. Më herët, Rusia tha se delegacioni i saj u nis për në Bjellorusi në pritje të takimit. Ukraina këmbënguli që bisedimet të mos bëheshin në Bjellorusi, aty ku Rusia ka dërguar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten. Zyra e presidentit Zelenski tha se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, aleat i Putinit, ka rënë dakord që gjatë bisedimeve, mjetet e luftës të dërguara aty, nuk do të lëvizin. Ndërkohë Putini urdhëroi sot forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të nivelit të lartë, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës, siç tha ai. Shtëpia e Bardhë reagoi duke theksuar se ky urdhër i Presidentit Putin është pjesë kërcënimeve të sajuara nga Moska për të justifikuar agresionin. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës”, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Në ditën e katërt të pushtimit rus, në Ukrainë dëgjohen vazhdimisht bombardimet shkatërruese. Gjatë natës, forcat ruse kishin targetuar disa depozita nafte dhe pika të tjera kyçe në Vasilikov të Kievit,

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33