Top Channel/ Binjaket e ndara që prej lindjes ritakohen pas 30 vitesh, por jo gjithçka shkoi si duhej
25/10/2024 22:51

Dy binjake identike që ishin ndarë që në lindje rigjetën njëra-tjetrën online 30 vjet më vonë por çuditërisht nuk flasin më pasi “nuk e pëlqenin njëra-tjetrën”. Zhang Li dhe Cheng Keke, nga provinca kineze Henan, u rigjetën në rrjetet sociale në 2021 kur panë rastësisht se sa shumë i ngjanin njëra-tjetrës. Pas komunikimeve të tyre ato vendosën të bënin një test ADN-je ku zbuluan ngjashmëritë dhe familjet e tyre pranuan më pas se ishin motra identike. Dyshja thonë se ndjenë mënjeherë një ‘lidhje prej motre’ dhe historia e tyre u bë e njohur në rrjetet kineze, madje famën, arritën ta kthenin në biznes në rrjetet sociale. Por marrëdhënia e tyre e punës u shoqërua nga mosmarrëveshje dhe pas rreth tre vjetësh së bashku ato nuk flasin më prej gjashtë muajsh, shkruan rrjeti Daily Mail. Motra e vogël Keke, ankohej se Li zhdukee për ditë të tëra nga puna pa njoftuar. Keke tha: “Ajo largohej dhe unë nuk kisha ku ta gjeja, kjo nuk është mendësia e duhur për punë”. Keke shton se ajo duhet të paguante gjithmonë qiranë dhe shpenzimet për udhëtimet e tyre ose eventet direkte në rrjet. Edhe Li pranon se dy motrat kanë karaktere të ndryshme por fajëson Keke për humbjet në biznesin e tyre. Mediat vendase thonë se pas debatit të fundit gjashtë muaj më parë dy motrat e rigjetura nuk janë takuar më me njëra-tjetrën, ndërsa rrjete të tjera hedhin poshtë versionin duke thënë se është një sensacion i trilluar publicitar, shkruan rrjeti Daily Mail.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23