Top Channel/ Bill Gates do falë pasurinë, do t’u dhurojë 200 miliardë dollarë të varfërve
08/05/2025 20:10

Bill Gates premtoi të enjten se do ta dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme. Siç tha, rreth 200 miliardë dollarë do të shkojnë për më të varfrit e botës përmes fondacionit të tij, në një kohë kur qeveritë në mbarë botën po shkurtojnë ndihmën ndërkombëtare. Filantropi 69-vjeçar dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it tha se po përshpejton planet për të ndarë pasurinë dhe për ta mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i vendosur që ‘vdiq i pasur’ të mos jetë njëra prej tyre”, shkroi Gates në një postim në faqen e tij të internetit. “Ka shumë probleme urgjente që duhen zgjidhur për të mbajtur burime që mund të ndihmojnë njerëzit”, theksoi ai. Në një kritikë të tërthortë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimet në ndihmën e jashtme të Shteteve të Bashkuara – donatori më i madh në botë – Gates tha se dëshiron të ndihmojë në parandalimin e vdekjeve të foshnjave, fëmijëve dhe nënave nga shkaqe të shmangshme, të luftojë sëmundje si poliomieliti, malaria dhe fruthi, dhe të reduktojë varfërinë. “Është e paqartë nëse vendet më të pasura të botës do të vazhdojnë të mbrojnë më të varfrit”, shtoi ai, duke përmendur shkurtimet e ndihmave edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Gates theksoi se, pavarësisht buxhetit të madh të fondacionit, përparimi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverive. Ai vlerësoi reagimin e disa vendeve afrikane ndaj shkurtimit të ndihmave, të cilat kanë rialokuar buxhetet e tyre, por theksoi se, për shembull, poliomieliti nuk mund të çrrënjoset pa financimin nga SHBA. Gates e bëri njoftimin me rastin e 25-vjetorit të themelimit të fondacionit, të cilin e krijoi në vitin 2000 me ish-bashkëshorten e tij, Melinda French Gates, dhe më vonë iu bashkua investitori Warren Buffett. “Kam ardhur shumë larg që nga koha kur isha një djalë që nisja një kompani software-i me shokun tim nga shkolla e mesme”, tha ai. Që nga krijimi, fondacioni ka dhuruar 100 miliardë dollarë, duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve dhe mbështetur iniciativa si grupi për vaksinim Gavi dhe Fondi Global për Luftimin e HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries. Sipas Gates, fondacioni do të mbyllet pasi të ketë shpenzuar rreth 99% të pasurisë së tij personale. Fillimisht, themeluesit kishin parashikuar që fondacioni të vazhdonte për disa dekada pas vdekjes së tyre.

Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top News- Evropa e zhytur në protesta/ Nga Milano deri në Lisbonë, përshkallëzohen tensionet
18/10 21:41
Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59