Top Channel/ Bilanci i frikshëm i aksidenteve, 188 viktima e të plagosur në nëntor 2024
27/12/2024 15:09

Nxitimi për t’u kthyer në shtëpi një ditë para se të festonte ditëlindjen, i mori jetën një 20 vjeçari në autostradën Tiranë Durrës. I riu Sabri Kreka renditet në bilancin e INSAT mes 188 personave që humbën jetën ose mbetën të plagosur nga 147 aksidente në muajin nëntor. Nga ky bilanc përllogariten rreth 5 aksidente në ditë përgjatë muajit nëntor, megjithatë, shifrat flasin për një ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. INSTAT bën të ditur se nëntori i këtij viti, ka 20 aksidente më pak dhe 24 të aksidentuar ose të vdekur nga nëntori i 2023. Pavarësisht kësaj uljeje të lehtë, për 11 mujorin, nga Janar- nëntor, aksidentet kanë pasur një rritje domethënese. Gjatë kësaj periudhë janë shënuar 1517 aksidente, me rritje prej 34% në krahasim me 11 mujorin e një viti më parë, kur ndodhën gjithsej 1128 aksidente. Edhe të aksidentuarit janë me rritje prej 36%, duke u kaluar 2 mijë personat. Sa i përket vdekshmërisë në aksidente, sipas INSTAT, gjatë periudhës Janar- Nëntor 2024 është 9,8 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në mbi 90% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç.

Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20