Top Channel/ Bilanc tronditës nga Venezuela, mbi 1400 viktima nga tërmeti
27/06/2026 22:17

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmetet katastrofike në Venezuelë. Autoritetet raportojnë se numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1400. Mbi 3 mijë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa mijëra familje kanë humbur banesat e tyre. Kërkimet për rreth 50 mijë të zhdukur vijojnë për të 4-tën ditë radhazi, ndërsa mbi 20 ekipe ndërkombëtare shpëtimi janë angazhuar në terren. Zona më e prekur është ajo e La Guairas shumë pranë kryeqytetit të vendit, Karakasit. Orët sa vijnë dhe janë më kritike për shpëtimin e jetëve nën gërmadha, mes pas-lëkundjeve që vijojnë prej të mërkurës, kur u shënuan dy tërmetet shkatërrimtar me magnitudë 7.2 dhe 7.5. Deri më tani, autoritetet raportojnë për 430 pas-lëkundje, ndërsa i cilësojnë tërmetet si ngjarjen më katastrofike në vend në 123 vitet e fundit. Ndërkohë, një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur për fluturime, duke mundësuar uljen e avionëve amerikanë që po transportojnë ndihma humanitare për të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore. Autoritetet në Venezuelë kanë njoftuar se spitalet janë të mbingarkuar, ndërsa mjekët kanë ngritur alarmin për mungesë ilaçesh për trajtimin e të lënduarve. "Të gjitha spitalet kanë mungesë furnizimesh, mungesë ilaçesh, nuk jemi në gjendje t'u ofrojmë kujdes mjekësor njerëzve tanë në një ditë normale", u shprehën mjekët në vend. Mes rrënojave, ekipet e shpëtimit vijojnë të nxjerrin ende njerëz të gjallë, siç ishte rasti i një foshnje vetëm 18-muajshe dhe një vajze 15-vjeçare me qenin e saj. Bashkë me ekipet vendase dhe ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ndihmojnë edhe grupe nga Holanda, Meksika, Zvicra, Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08