Shpërthimi i një zjarri në një kishë të mbushur me njerëz, afër kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, la të vdekur të paktën 41 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Kisha u mbush shpejt me tym të dendur të zi dhe dëshmitarët thanë se disa u hodhën nga katet e sipërme për të shpëtuar.