Top Channel/ Bilanc i lartë punonjësish të vdekur gjatë orarit të punës në Itali! 2023 më pak raste
04/10/2023 23:08

Instituti Kombëtar i Sigurimeve kundër Aksidenteve në Punë ka publikuar bilancin e rëndë të viktimave në vendin e punës për vitin 2022 në Itali, aty ku kanë humbur jetën 1208 persona. Në një përllogaritje, në muaj i bie të paktën 100 viktima që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve në ambientet ku punonin. INAIL publikoi këtë të mërkurë raportin vjetor, teksa bëri dhe një krahasim me këtë vit, ku sipas tyre shifrat mbeten të larta pavarësisht rënies prej 15.2 për qind. Nga ana tjetër, aksidentet në punë janë në rritje, për këtë arsye raportimet ilustrojnë fenomenin me detaje. Shtysë për numrin e lartë të viktimave në oraret e punës janë edhe problemet shëndetësore, të cilat kanë ndikuar, deri në një përfundim fatal. Në tetë muajt e parë të vitit 2023 u regjistruan më shumë se 383 mijë raportime aksidentesh, 20,9 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më të rrezikuar për këtë fenomen të rrezikshëm janë moshat më të larta se 50 vjeç. Ekspozimi ndaj rrezikut është rritur në moshat më të vjetra , për shkak të një zhvendosjeje përpara në moshën e pensionit dhe mungesa e qarkullimit të brezave pasardhës. Italia po përjeton një mori vdekjesh nga aksidentet në punë. Pesë punëtorë të mirëmbajtjes hekurudhore u vranë nga një tren në një aksident pranë Torinos në fund të gushtit. Pamjet: AFP

Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
DIGITALB DIGITALB