Me mbylljen e sezonit koncertor në Spanjë, çdo vit violinisti Florian Vlashi kthehet në qytetin e lindjes. Këtë herë për të organizuar bienalen e 10-të të netëve të muzikës klasike, që do të mbahet nga 1 deri më 10 gusht në Durrës. Ky edicion që do të mbahet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” sjell një shkrirje të muzikës dhe pikturës dhe vjen për artdashësit nën titullin “Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës”.