Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti në shërbime, si dhe më pak kosto nuk i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione nëpërmjet sektorit bankar në muajin qershor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmes sistemve AIPS dhe AIPS EURO numri i transaksioneve ka rënë në 14 mijë e 728 ndërsa vlera ka arritur në 922 mld lekë, 3.27% se një muaj më parë.