Ndyrhsimet e fundit prekin një sër vlerash. Për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, interesi maksimal do të jetë afro 54.8%, nga 62.2% që ishte. Për 200 deri në 600 mijë lekë është 35.4% nga 35.2% që ishte deri në fund të janarit. Në rënie janë edhe interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë interesat do të jenë 14.7%.(grafik) Nga shpenzimet personale tek ato familjare si shlyerja e borxheve, shpenzime shëndetësore arsimore, blerje pajisjesh shtëpaike dhe celulare e deri tek pushime me kredi janë faktorët që i nxisin qytetarët të marrin më shumë hua.