Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kalivaç, të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë hektarë shkurre, vreshta e pemë frutore janë djegur nga flakët, ndërsa janë rrezikuar edhe pesë banesa. Afërsia e banesave me rrugën kryesorë ka bërë që zjarrfikësit të mund t’i shpëtojnë pa u përfshirë nga zjarri. Pjesa më e madhe e flakëve është vënë nën kontroll, ndërkohë po punohet për shuarjen e plotë të tyre.