Edhe pse tregtia e jashtme shënoi rekorde në vlerë, shifrat e transportit tregojnë se sasia e mallrave që ka hyrë në vend është ulur në krahasim me një vit më parë. Në muajin prill trendi rënës i sasisë së mallrave në porte dhe hekurudha ka vazhduar. Për prillin rënia në porte është 5.7%, ndërsa për 4-mujorin e parë të vitit ulja arrin në 6.9%.