Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili ka qenë në gjumë, ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.