Punësimet në vend për moshat mbi 15 vjeç, pësuan një rritje të lehtë prej 2.7% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por shifrat nuk janë aspak pozitive në sektorin e bujqësisë, ku në terma vjetorë punësimi u ul me 6,1%.