Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin "biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme. Nafta bruto Brent ra me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi. Çmimet e benzinës kanë rënë po ashtu. Trump shkroi fillimisht në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit. Më pas presidenti amerikan ka thënë se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.