Top Channel/ “BIE” Nigel Farage, jep dorëheqjen pas publikimit se kishte marrë para nga një i dënuar
07/07/2026 20:00

Skandalet e njëpasnjëshme të zbuluara nga mediat britanike, rrëzojnë nga karrigia e pushtetit Nigel Farage, i njohur si ideatori dhe frymëzuesi i Brexit, udhëheqës i partisë “Reforma” dhe një zë i fortë kundër emigrantëve shqiptarë. Këtë të martë, politikani britanik njoftoi dorëheqjen si deputet i zonës së Clacton, duke çuar në zgjedhje të pjesshme këtë zonë zgjedhore, në të cilën ai konfirmon se do të kandidojë sërish. "Kam vendosur që njerëzit e Clacton duhet të jenë gjykatësit e veprimeve të mia. Dhe kjo është arsyeja pse do të paraqes emrin tim për të kandiduar në këto zgjedhje të pjesshme. Do të luftoj për të fituar. Do të luftoj për të vazhduar revolucionin politik që ka filluar Reforma". Dorëheqja e Farage nga parlamenti britanik vjen pak ditë pasi media e njohur “Sunday Times” zbuloi se ai kishte pranuar përfitime financiare nga një britanik i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mashtrim në internet. Sipas gazetës, Farage nuk i ka deklaruar këto përfitime në kuadër të hyrjes si deputet i ri në parlamentin britanik. Gjithashtu, pak muaj më parë, mediat britanike zbuluan se, vetëm një ditë para se Farage të kandidonte për deputet, kishte marrë një shumë prej 5 milionë paundësh nga investitori i kriptomonedhave, Christopher Harborne, shumë të cilën nuk e kishte deklaruar, dhe që, në një reagim, deputeti e cilësoi si dhuratë nga biznesmeni britaniko-tajlandez. Ndërsa njoftoi dorëheqjen e tij, Nigel Farage tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe as ka shkelur ligjin. “Të fitosh para nuk është krim”, tha Farage, duke e cilësuar “krejtësisht të pasaktë” raportin e “Sunday Times”, të botuar në fundjavë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55