Cmimet e naftës në tregjet botërore ranë për të dytën ditë radhazi mes frikës se recesioni i mundshëm global do të tkurrë kerkesën. Edhe më shumë presion ka ushtruar mbi kuotimin e saj edhe forcimi i dollarit amerikan. New York Times shkruan se cmimi i arit të zi tashmë ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji janar.