Top Channel/ Bie Instagram e Facebook/ Kolapsi ditën kur Musk theu rekordin e pasurisë
11/12/2024 23:55

Miliona përdorues të Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë hasur probleme mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë. Problemet janë regjistruar në disa vende të Europës, por edhe në SHBA, ndërkohë që kompania META deri në orët e vona në mbrëmje nuk dha një sqarim se çfarë e shkaktoi kolapsin e platformave të saj në këto shtete. E gjitha ndodhi në ditën kur miliarderi, Elon Musk, theu një tjetër rekord historik sa i përket pasurisë së tij: ai u bë i pari në botë që kalon shifrën 400 miliardë dollarëve. Pasuritë e Musk të mërkurën kapën vlerën 439.2 miliardë, falë rritjes së Teslës në Wall Street dhe vlerësimit rekord të SpaceX. Që nga zgjedhja e Trump, pasuria e tij është rritur me 66% “Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, - raporton agjencia Bloomberg, - e ka shndërruar Teslan në një minierë ari. Është në kufijtë e çmendurisë, sepse vetëm 3 muaj më parë çmimi i aksioneve ishte 112 dollarë”. Musk pritet të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Trump gjatë katër viteve të ardhshme.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07