Shkalla totale e fertilitetit (TFR) në Bashkimin Evropian ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë dekada, duke zbritur nga 2.62 lindje për grua që ishte në vitin 1964, në vetëm 1.34 në vitin 2024. Ky trend është pjesë e një rënieje globale të fertilitetit, cka pritet të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen strukturën e popullsisë së shumë vendeve të globit. Raporti tregon se shkalla e fertilitetit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend.