Çmimet e naftës në botë kanë pësuar ulje të ndjeshme që prej shfaqjes së varianti të ri të Covid, Omicron. Fuçitë e naftës po tregtohen në nivelet e 67 – 71 dollarë duke pësuar një ulje me 10 dollarë nga çmimet historike të dy javëve më parë. Në Shqipëri rritja e çmimit të naftës ishte graduale ndërsa nga niveli i 160 lekëve në muajin shtator shkoi deri në 195 lekë në fillim nëntori me një rritje gati 15% brenda dy muajsh. Gjergj Buxhuku i “Konfidustrisë” parashikon kur do të reflektohet kjo ulje.