Një armëpushim i brishtë që zgjati pak më shumë se dy muaj dhe përfundoi me bombardime masive në rripin e Gazës. Breshëria e bombave të shtetit hebre u rikthye në territorin e munduar nga konfliktit, duke ndërprerë qetësinë relative të Ramazanit dhe duke shkaktuar sipas Al Jazeeras gati 350 viktima, në atë që shihet si një ndërprerje e njëanshme e pushimzjarrit nga ana e Izraelit.