Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vononte publikimin e dokumenteve të klasifikuara prej shumë kohësh tashmë, që lidhen me vrasjen e Presidentit amerikan John F. Kennedy. Përmes një deklarate, presidenti Joe Biden sqaroi se dosjet e mbetura nuk do të bëhen publike deri 15 dhjetorin e vitit të ardhshem, apo gati 60 vjet pas vrasjes së Kenedit në Dallas të Teksasit, në 1963.