Top Channel/ “Biden, të lërë garën”. Anketa e re e AP: Nuk e duan dy të tretat e demokratëve
17/07/2024 22:17

Një anketë e re e agjencisë e lajmeve Associated Press me Qendrën për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se gati dy të tretat e demokratëve duan që ai të tërhiqet nga gara presidenciale. Anketa e publikuar pas paraqitjes së dobët të Biden në debat vlerëson se vetëm 3 në 10 demokratë janë shumë të bindur se zoti Biden ka aftësinë e duhur mendore të shërbejë me efikasitet si president, një rënie prej 40 për qind në krahasim me anketën e zhvilluar nga këto organizata në muajin shkurt. Anketa megjithatë nuk tregon se si ka ndikuar atentati I dështuar ndaj Donald Trump në rezultatet për zotin Biden, megjithatë një numër i vogël i pyetjeve të sondazhit, që u bënë pas kësaj ngjarjeje nuk përcjellin ndonjë sinjal paraprak se pozitat e Biden janë përmirësuar. Në përgjithësi, shtatë në 10 amerikanë mendojnë se zoti Biden duhet të tërhiqet nga gara dhe kryesisht kundër tij janë më të rinjtë në moshë. Nga ana tjetër anketa nxjerr se rreth 6 në 10 amerikanë duan po ashtu që zoti Trump të tërhiqet nga gara. Zhvillimet e fundit kanë bërë që amerikanët të mendojnë se zoti Trump ka më shumë gjasa të fitojë zgjedhjet e vitit 2024 me një diferencë 42 me 18 për qind. Këto përfundimi nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballet presidenti 81 vjeçar ndërkohë që përpiqet t’u japë fundi zërave brenda partisë së tij për t’u larguar nga gara dhe mundohet të bindë demokratët se ai është kandidati më i mirë për të mundur ish-presidentin Donald Trump.

Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09