Top Channel/ Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin japonez: Lidhjet tona, të pathyeshme!
10/04/2024 19:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden priti këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.Çifti kryeministror i Japonisë u pritën me një ceremoni zyrtare. Më pas kryeministri 66-vjecar i Japonisë dhe bashkëshortja e tij Yuko kanë ecur në një tapet të kuq për të arritur deri në shkallët e Shtëpisë së Bardhë ku i priste zoti Biden dhe bashkëshortja e tij Jill. Po ashtu për ti përshëndetur ishin edhe për të përshëndetur Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Zëvendës Presidentja, Kamala Harris. Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti amerikan foli për lidhje të pathyeshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë si dhe nënvizoi rëndësinë e Japonisë si një aleat vendimtar në rajonin e Azi-Paqësorit kundër një Pekini të ringjallur. “Gjashtëdhjetë e katër vjet më parë dy kombet tona nënshkruan një Traktat të Bashkëpunimit dhe Sigurisë së ndërsjellë. Presidenti Eisenhoëer tha se qëllimi i tij ishte të krijonte një partneritet të pathyeshëm midis vendeve tona. Sot bota mund të shohë se ai qëllim është arritur dhe se partneriteti mes nesh është i pathyeshëm”, tha Biden gjatë fjalës së tij. "Aleanca midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara është një gur themeli i paqes, sigurisë, prosperitetit, në Indo-Paqësor dhe në mbarë botën”, shtoi ai. “Kam besim se lidhja e aleancës Japoni-SHBA, është e ngjajshme me lulet e qershisë, që vazhdojë të rriten. ashtu si lulet e qershisë bëhet më e madhe dhe më e fortë”, tha kryeministri japonez në fjalë ne tij, duke shprehur dëshirën e Japonisë për të marrë një rol udhëheqës në përpjekjen për të forcuar Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë, por edhe në ndjekjen e situatës së shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza.Më tej dy liderët botërorë u takuan në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë ku diskutuan se si mund të sigurojnë që "Indo-Paqësori të mbetet një rajon i lirë, i hapur dhe i begatë". Ata diskutuan po ashtu mbi 70 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si mbrojta, hapësira dhe teknologjia. Këtë të enjte, Presidenti Biden do të presë gjithashtu samitin e parë trepalësh midis Japonisë, Filipineve dhe Shteteve të Bashkuara, me qëllim thellimin e aleancave të tyre përballë përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin në Detin e Kinës Jugore. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55