SHBA-ja ka një objektiv të ri diplomatik në Luftën e Gazës, thotë BBC- Të bindë Izraelin që të zvogëlojë operacionet e tij ushtarake në javët e ardhshme. Ky konsiderohet një test vendimtar i administratës Biden dhe nëse do të ketë sukses, ai mund të ndihmojë në përcaktimin e fazës së ardhshme të luftës – por edhe të kapitalit politik të presidentit amerikan brenda kufijve të vendit të vet.