Top Channel/ Biden përmend Kosovën, ndërsa mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
19/05/2022 18:55

Një për të gjithë dhe të gjithë për një, kështu tha presidenti amerika Joe Biden duke pasur në krah presidentin e Finladës dhe kryeministren e suedisë, vendet e të cilëve një ditë më parë dorëzuan zyrtarisht aplikimet e tyre në NATO. "Sot jam krenar të mirëpres dhe të ofroj mbështetjen e fortë të SHBA për aplikimet e dy demokracive të mëdha dhe dy partnerëve të ngushtë, shumë të aftë, për t'u bashkuar me aleancën më të fortë, më të fuqishme mbrojtëse në historinë e botës, pasi i plotësojnë të gjitha kushtet Sot, nuk ka dyshim se NATO është e rëndësishme, është efektive dhe është më e nevojshme se kurrë. Suedia dhe Finlanda janë tashmë ndër partnerët tanë më të afërt për një sërë çështjesh. Trupat finlandeze dhe suedeze, kanë shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Dhe Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës teksa mbrojnë lirinë e tyre kundër pushtimit rus. Presidenti biden theksoi se anëtarësimi i anëtarëve të rinj në NATO nuk përbën asnjë lloj kërcënimi për askënd, ndërsa shtoi se administratat e tij do të paraqesë raporte në Kongresin e SHBA për të dy vendet, pasi vetëm brenda SHBA-së, të paktën dy të tretat e Senatit duhet të votojnë për të miratuar shtetet e reja anëtare në aleancën mbrojtëse. Shtetet e Bashkuara dhanë mbështetjen e saj të plotë të mërkurën për Suedinë dhe Finlandësduke premtuar se do të qëndrojnë pranë tyre nëse kërcënohen nga Rusia. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se ka besim se anëtarët e NATO-s do të marrin një vendim të shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancë. Pamjet: AFP

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37