Top Channel/ Biden paralajmëron Putin, “ Duam paqe, por bëjmë edhe luftë”
16/04/2021 15:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri edhe një herë të qartë se SHBA-ja kërkon marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë. Nga Shtëpia e Bardhë, pak pasi Washingtoni njoftoi sanksionet e reja ndaj Moskës, Biden paralajmëroi se ndërsa kërkon stabilitet, ai nuk do të ngurrojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse Rusia “vazhdon të ndërhyjë” në demokracinë amerikane. Presidenti amerikan e ka paralajmëruar homologun rus se Shtetet e Bashkuara do t'iu përgjigjen ndërhyrjeve ruse “në një mënyrë të matur dhe proporcionale”. Biden shpjegoi se Shtetet e Bashkuara “mund të kishin shkuar më tej” me hakmarrjen, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë, sepse, dëshiron të shmangë përshkallëzimin e situatës. Një ditë më parë, u njoftua dëbimi i dhjetë diplomatëve rusë nga SHBA-ja, ndërsa shpalli sanksione kundër dhjetëra individëve dhe njësive të tjera ruse, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2020, si dhe për sulmin masiv kibernetik të SolarWinds, që ndodhi vitin e kaluar. Thesari amerikan vendosi gjithashtu kufizime shtesë në tregun e borxhit sovran rus - një hap ky që pritet t’i trondisë investitorët. Rusia i dënoi sanksionet e SHBA-së si një goditje serioze në marrëdhëniet dypalëshe dhe paralajmëroi hakmarrje.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00