“Ndihem mirë”, tha presidenti Joe Biden pasi rimori sërish funksionet e tij në vazhdën e një transferimi të përkohëshëm të pushtetit tek zëvëndesja e vet, Kamala Harris. Arsyeja përse Harris mori për pak kohë kompetencat e shefes së Shtëpisë së Bardhë, kontrollin e ushtrisë dhe arsenalit të armëve bërthamore, është se Biden iu nënshtrua një procedure kontrolli fizik në qendrën mjekësore Walter Reed, përgjatë së cilës duhet të përdorej anestezia.