Presidenti Joe Biden këtë të mërkurë zhvilloi vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rëndësishme, të sigurojë zyrtarët izraelitë dhe sauditë se është i përkushtuar që ta ndalë Iranin të bëhet një fuqi bërthamore. Presidenti Biden e fillon vizitën të mërkurën me një ndalesë tre-ditore në Izrael, ku zyrtarët thonë se programi bërthamor i Iranit, që po zhvillohet me shpejtësi, është në epiqendër të axhendës së bisedimeve me presidentin amerikan.