Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Kosovën në përvjetorin e pavarësisë dhe në të njëjtën kohë, e garantoi për vazhdimësinë e mbështetjes amerikane. “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet”, thuhet në mesazhin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, të bërë publik nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.