Top Channel/ Biden në Irlandën e Veriut, presidenti do përkujtojë marrëveshjen e të Premtes së Mirë
11/04/2023 22:28

Presidenti amerikan Joe Biden u nis nga Uashingtoni të martën për një udhëtim në Irlandën e Veriut, ku do të shënojë 25-vjetorin e marrëveshjes së paqes të së Premtes së Mirë, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara. Air Force One u nis nga baza e Andrews për në Belfast, aty ku Biden do të pritet nga kryeministri britanik Rishi Sunak. Para se të hipte në avion, Biden u tha gazetarëve se qëllimi kryesor i udhëtimit të të tëij është që të sigurohet se "marrëveshjet irlandeze dhe marrëveshja Windsor të qëndrojnë ende në fuqi". Marrëveshja e së Premtes së Mirë e vitit 1998 siguroi një ndërmjetësim për ndarjen e pushtetit politik midis forcave katolike pro-pavarësisë në Irlandën e Veriut dhe besnikëve protestantë britanikë që dëshironin që provinca të mbetej pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Marrëveshja historike u nënshkrua me ndihmën e SHBA-së, por pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian u ngritën një sërë pyetjesh nga ana e ligjvënësve por jo vetëm se si do të menaxhohej tregëtia mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Kjo gjë bëri që një marrwveshje e re e quajtur Korniza Windsor të nënshkruhej në muajin mars tw kwtij vitit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve. Pas qëdrimit në Belfast, Biden më pas do të udhëtojë drejt kryeqytetit irlandez të Dublinit si dhe gjithashtu në qytetin veriperëndimor të Ballinës, ku paraardhësit e tij jetuan përpara se të emigronin në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të. ndwrkohw autoritetet vendase kanë shtuar masat e sigurisë për mbarvajtjen e kësaj vizite. Kjo pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një varrezë të qytetit të Derry-t u gjetën të fshehura katër bomba. Rasti po hetohet nga strukturat inteligjencës si dhe njësia e anti-terorrizmit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 23:39
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:32
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39