Pamjet e mësipërme janë xhiruar nga helikoperi me të cilin presidenti amerikan Biden mbikqyri dje dëmet e shkaktuara në qytetin Louisiana nga uragani Ida. Më herët presidenti u takua me banorë të qytetit të New Orleans dhe liderët vendas, për të treguar mbështetjen që qeveria federale do të japë për pasojat e stuhisë. Uragani Ida shkaktoi dëme të mëdha në Louisiana ashtu si dhe në shumicën e brigjeve verilindore të SHBA. "Ne erdhëm këtu sepse donim të dëgjonim drejtpërdrejt nga ju, për problemet specifike me të cilat përballeni”, tha Biden në zonën e goditur më rëndë ne Louisiana. Presidenti foli e shtrëngoi duart me rezidentët e prekur nga stuhia, sipas traditës amerikane ku kreu i shtetit është gjithashtu krye-ngushëllues ne raste katastrofash, shkruan ABCNews.