Top Channel/ Biden masa të reja për emigracionin: Ç`ndodh me 30 mijë persona në muaj!
06/01/2023 12:38

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për hyrje të ligjshme për deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti. Këto masa do ta bëjnë më të lehtë për autoritetet kufitare që të dëbojnë me shpejtësi emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në zonat midis pikave kufitare, si dhe do të risjellin në fuqi marrëveshjet dypalëshe ku azilkërkuesit e mundshëm që kalojnë përmes një vendi të tretë, duhet të provojnë se nuk iu dhanë mbrojtjet e duhura në atë vend përpara se të kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë. Megjithatë, individëve nga katër vendet e lartpërmendura do t’u lejohet të aplikojnë për hyrje të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, bazuar në autorizimin për falje humanitare, i cili po ushtrohet aktualisht për të pranuar në SHBA disa refugjatë nga Afganistani dhe Ukraina. Zyrtarët e administratës Biden e kanë paraqitur këtë plan si një rrugë ligjore për t’u lejuar emigrantëve që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara në një mënyrë të rregullt dhe të sigurtë. Por aktivistët e emigracionit janë kundërpërgjigjur se këto politika kufizojnë në mënyrë të padrejtë mbrojtjet për azilin të garantuara në ligjin amerikan dhe atë ndërkombëtar.Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se masa për falje humanitare do t’u lejojë emigrantëve nga Nikaragua, Kuba dhe Haiti, që kanë sponsorë financiarë me rezidencë në SHBA, të hyjnë ligjërisht në vend nëpërmjet një programi që u hartua sipas programeve për faljen e venezuelasve dhe ukrainasve. Këto programe u lejojnë emigrantëve të udhëtojnë në rrugë ajrore për në Shtetet e Bashkuara, nëse kanë një sponsor dhe nëse kalojnë kontrollet e historikut.

Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54