Presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi një paralajmërim të hapur homologut rus, Vladimir Putin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mendon se Putini e dëshiron një luftë të plotë, por as nuk e përjashton si mundësi. Ai tha se Moska do të paguajë një "çmim të lartë" nëse kryen një sulm ushtarak.