Top Channel/ Biden i zemëruar Netanyahun: S’po bën mjaftueshëm për marrëveshje për pengjet
03/09/2024 20:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës nga Hamasi. Biden theksoi gjithashtu se SHBA-ja është afër ta paraqesë një propozim përfundimtar para negociatorëve që po punojnë për arritjen e një marrëveshje për pengjet dhe për armëpushim në Gazë. Duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi forcat izraelite tërhoqën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë në një tunel në Gazë, Biden tha se pengjet u vranë së fundmi nga militantët e Hamasit. I pyetur nëse Netanyahu është duke bërë mjaftueshëm për arritje e një marrëveshjeje për pengjet, Biden tha: “Jo”, pa shpjeguar më shumë. Megjithatw, shtoi se është “shumë afër” t’ua paraqesë të dyjave palëve një marrëveshje përfundimtare për pengjet. “Shpresa vdes e fundit”, tha si kur u pyet nëse marrëveshja do të jetë e suksesshme. Kritikat e reja të Bidenit për Netanyahun vijnë në një kohë kur ai dhe Kamala Harris, e cila do të garojë në vend të tij në zgjedhjet e nëntor, përballen me thirrje të vazhdueshme për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gazë. Netanyahu, i cili e ka akuzuar Hamasin për pengimin e arritjes së një marrëveshjeje, tha se “kushdo që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje”. Qytetarët izraelitë dolën në rrugë të hënën për ditën e dytë radhazi, dhe sindikata më e madhe e punëtorëve nisi një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni Qeverisë ta arrijë një marrëveshje për kthimin e pengjeve. Negociatat, me ndërprerje të kohëpaskohshme, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit, kanë dështuar të prodhojnë marrëveshje për propozimin e shtruar nga Bideni në maj.

Top Channel/ Zelensky: Putini është pacienti zero, ndalni paratë në Moskë
23/09 23:02
Top Channel/ Rubio: Putin do të ftohet SHBA, do të jetë në Samitin e G20
23/09 22:28
Top Channel/ Horror, 44-vjeçari shtirej si gjinekolog e u kërkonte pacienteve foto e video intime
23/09 21:51
Top Channel/ “Gati të flasim me Trump”, Pezeshkian deklaroi në OKB se nuk janë terroristë
23/09 20:06
Top News – Huthit ‘i tregojnë dhëmbët’ Trumpit / E paralajmërojnë ‘të mos përzihet’ në Jemen
23/09 14:56
Top Channel/ Vucic dhe Sheshel. Bashkë në zgjedhje? Serbia i lëshon Perëndimit sfidën e radhës!
23/09 14:53
Top News – Robotë vrasës apo Super Inteligjencë… / Trump dhe liderët botërorë përplasen për IA
23/09 14:52
Top News – Xi Jinping ‘i pret kokën’ ushtrisë / Raprezalje mbi komandantët e lartë në Kinë
23/09 14:46
Top News – Spektakël madhështor për Xi Jinping / Trump shtron tapetin e kuq, bisedime të tensionuara
23/09 14:42
Top News – Marinarët turq të tmerruar / Sulmet me dronë në Detin e Zi mbjellin kaos e terror
23/09 14:33
Top News – Punëtori ra nga 10 metra lartësi / Mbyllet Koloseu në Romë, ‘në shenjë respekti’
23/09 14:28
Top News – Spektakël ngjyrash, lulëzon shketëtira / El Nino solli reshje të dendura shiu në rajon
23/09 14:26
Top News – ‘Ju nuk duhet të jeni këtu…’ / Trump ‘dëbon’ CNN nga OKB, përplasja me mediat vazhdon
23/09 14:24
Top News – ‘Akili’ bëhet izraelit. Mburoja ajrore greke mbetet në duart e Tel Avivit
23/09 13:18
Top News – Putin planifikon sulm të ri masiv / Zelenski ngre alarmin, informacion i inteligjencës
23/09 12:55
Top News – Avioni amerikan rrëzohet në Gjermani / F-16 po i afrohej pistës për ulje, shpëton piloti
23/09 12:02
Top News – Ushtarë për mbrojtjen e satelitëve / Britania ‘nis’ skuadriljen, do kontrollojë hapësirën
23/09 12:02
Top News – ‘El Nino’ në nivelin ‘Godzilla’ / Edhe 450 mijë viktima në gjashtë muajt e ardhshëm
23/09 11:58
Top News – Trump kërcënon ‘të zhdukë’ Iranin / Diplomatët kërkojnë një marrëveshje në OKB
23/09 11:52
Top News – ‘Kupola e Artë’ vendoset në Grenlandë / Trump firmos marrëveshjen: Kontroll të përhershëm
23/09 11:51