“Refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, presidenti amerikan Joe Biden i shpalli luftë 80 milionëve të pavaksinuarve në vendin e tij teksa njoftoi se imunizimi do të bëhet i detyrueshëm për shumicën e punonjësve. Ne kemi pasur durim, por durimi ynë po zvogëlohet. Refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve. Ju lutemi bëni gjënë e duhur!