Presidenti amerikan Joe Biden në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është treguar i ashpër, duke deklaruar se administrata e tij nuk do ta “bëjë të lehtë” futjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Biden po mban këtë qëndrim sepse kombi i shkatërruar nga lufta duhet të përmbushë të njëjtat standarde si vendet e tjera anëtare.