“Ai nuk do t`ia fitojë kurrë zemrën dhe shpirtin popullit ukrainas”; fjalimi i Joe Bidenit në këtë moment të vështirë për botën perëndimore, kur një vend demokrat është bërë pre e një sulmi të paprovokuar, duhet të ishte madhështor. E megjithatë nuk mungoi një tjetër gafë e kreut të shtetit amerikan. Bideni duket se ngatërroi në fjalën e tij Ukrainën me Iranin.