Top Channel/ Biden fali djalin e tij… zhgënjim mes demokratëve pas vendimit të tij: S’mbajti fjalën
03/12/2024 12:53

Pas disfatave në zgjedhjet e nëntorit, disa demokratë ndjehen të zhgënjyer në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Presidentit Biden, i cili përdori kompetencat që i ofron detyra për të falur djalin e tij. Vendimi presidencial vjen pas goditjeve disavjeçare kundër Donald Trumpit nga Partia Demokrate, duke e akuzuar atë se përbënte kërcënim për demokracinë amerikane dhe për shpërfillje ndaj ligjit. Mbrëmjen e së dielës, Biden përdori autoritetin presidencial për të falur të birin, duke shkelur mbi premtimet e mëparshme dhe duke e çliruar Hunter Bidenin nga çdo krim i mundshëm federal që mund të kishte kryer ai brenda një harku kohor 10-vjeçar. Presidenti 82-vjeçar tha përmes një deklarate se ndjekja penale e djalit të tij nën akuza për evazion fiskal dhe falsifikim të dokumentacionit federal për blerje arme, kishte motive politike. Për muaj me radhë, zëdhënësja Jean-Pierre, Presidenti Biden dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kishin ngulur këmbë se djali i presidentit, Hunter Biden, nuk do të falej. Arsyetimi i Shtëpisë së Bardhë nuk u prit mirë nga disa demokratë të zemëruar se vendimi i Presidentit Biden do ta bënte më të vështirë përballjen me presidentin e ri republikan. Republikani Donald Trump, i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar për një mandat të dytë presidencial, ka argumentuar se aktakuzat e ngritura ndaj tij ishin rezultat i përdorjes për arsye politike të sistemit të drejtësisë nga Presidenti Biden dhe demokratët.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01