Top Channel/ Biden e Putin takohen brenda, jashtë ndërtesës gazetarët rusë përplasen me amerikanët!!
16/06/2021 15:54

I shumëmediatizuar e i pritur më vëmendje të madhe, takimi i presidentit amerikan Joe Biden me atë rus, Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës duket i destinuar të shënjohet nga tensionet, e kjo jo vetëm brenda sallës ku liderët e dy prej kombeve më të fuqishme të botës po përballen me njëri tjetrin. Fërkimet ne fakt, nuk kanë munguar as jashtë rezidencës Villa La Grange. Gazetari i ‘Wall Street Journal’, Andrew Restuccia publikoi në llogarinë e tij në Twitter një foto ku shihet situata e tensionuar që u krijua mes gazetarëve rusë dhe amerikanëve. "Skenë kaotike jashtë vilës ku Putin dhe Biden po takohen. Gazetarët rusë po nguten të zënë pozicionet, ndërsa zyrtarët amerikanë u thërrasin të qëndrojnë prapa,"- ka shkruar ai. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë acaruar prej vitesh, duke filluar që me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane. Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaroi edhe më tej situatën, duke rezultuar në vendimin e Kremlinit pëe të thirrur ambasadorin e tij në Uashington. Në muajin prill, Shtetet e Bashkuara thirrën edhe ato ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej diplomatëve nuk është kthyer ende në post.

Top Channel/ Brezi i rrezikuar koralor i Australisë nuk merr mbrojtjen e UNESCO
23/07 22:37
Top Channel/ Zonja e parë Jill Biden vjen të takojë perandorin japonez Naruhito
23/07 22:36
Top Channel/ 10 vjet nga vdekja e kantautores britanike Amy Winehouse
23/07 22:36
Top News – Erdogan flet me vështirësi/ Dalin pamjet, dyshime për kancer dhe epileps
23/07 22:32
Top News – ‘Skanohet’ planeti Mars/ Shkencëtarët kan tani të dhëna të sakta
23/07 22:26
Top News – Shembet ura në Siberi/ Bllokohet hekurudha më e gjatë në botë
23/07 22:25
Top News – Tragjedi pranë ishullit grek/ Mbytet anija me emigrantët afër Kretës
23/07 22:23
Top News – Shpejtësia i bën gropën shqiptarit/ Kapet në makinë me 2 mln euro kokainë dhe një rumune
23/07 20:38
Top News – Italia sërish nën kufizime/ Qeveria merr masa të reja pas rritjes së infektimeve
23/07 20:36
Top Channel/ Infektohen edhe të vaksinuarit/ SHBA, autoritetet paralajmërojnë për Delta-n
23/07 20:32
Top Channel/Shfaqet variant ri në Angli/Vaksinat Pfizer & AstraZeneca të afta kundër variantit delta
23/07 19:30
Top News – ‘Delta më i ashpër se Covid-19’/ Drejtoresha amerikane ngre alarmin, kërkon vaksinim
23/07 18:02
Top Channel/ Hamburg, shpërthen revolta në aeroport-16 makina policie për të qetësuar shqiptarët!
23/07 15:52
Top Channel/ U mbrojt 9 muaj nga Covid, e përplas kamioni ditën që del nga shtëpia
23/07 15:36
Top Channel/ U lye me baltë gjatë përmbytjeve, pushohet nga puna gazetarja gjermane!
23/07 15:18
Top Channel/ Nisin Lojrat Olimpike të Tokios, ceremoni madhështore me stadiumin bosh!
23/07 15:05
Top Channel/ Tornadoja e rërës ndjek arbitrin në fushë, komentatori s`i beson syve!
23/07 14:48
Top Channel/ Furgoni bie nga 6 metra lartësi, dëshmitarët: “Shoferi po e lëvizte kokën cuditshëm”!
23/07 14:03
Top News-Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Plagosen 2 persona, alarmohen klientët e restorantit
23/07 13:59
Top Channel/ Një javë luftë me ariun, policia shpëton burrin e sfilitur!
23/07 13:57