Presidentit amerikan Joe Biden I është hequr nga gjoksi një ind I identifikuar si karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës. Mjeku i tij megjithatë, nënvizoi se situata është nën kontroll dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk I nevojitet trajtim i mëtejshëm. Dr. Kevin O'Connor sqaroi "i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses" gjatë vizitës fizike rutinë të kreut të shtetit në 16 shkurt.