Presidenti i SHBA-së Joe Biden u largua nga samiti i rëndësishëm i G20, për të mbërritur në Vietnam këtë të dielë për të thelluar bashkëpunimin midis dy kombeve. Biden fluturoi nga Nju Delhi për t'u takuar me liderin e Partisë Komuniste në pushtet të Vietnamit, Nguyen Phu Trong (Nyjin Fu Ton), për të nënshkruar dakordësimet. Ata do të zhvillojnë bisedime të detajuara mbi furnizimet e mineraleve të rralla të tokës të përdorura në prodhimin e pajisjeve të teknologjisë së lartë si telefonat inteligjentë dhe bateritë e makinave elektrike.