Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca udhëhiqet nga Avni Dehari si deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga Fatma Tuci si deputetja më e re në moshë. Rendi i ditës së kësaj seance është miratuar të martën. Nis me formimin e komisionit për verifikimin e mandateve, vazhdon me betimin e deputetëve. Pasohet nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe pastaj nënkryetarët.