Top Channel/ “Betohem në Zot që jam i pafajshëm”. U kapën me kokainë, efektivi Lici flet i përlotur
17/05/2021 15:34

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ded Nimanin dhe arrest me burg me afat 35 ditë për efektivin Xhulio Lici pasi disa ditë më parë u kapën me kokainë. Edhe më herët në dëshminë e Licit , që Top Channel e publikoi ai pati thënë se : “Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh‘. Të njëjtën gjë ai tha dhe para autoriteteve, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e tij: ‘Betohem në Zot që s’kam bërë asgjë. Nëse e kam bërë më dënoni 100 vjet ”. I përlotur në seancë, gazetarja Anila Hoxha raporton se Lici tha: Pashë një burrë të vjetër , kur shoh njerëz të moshuar më vjen keq se jam rritur jetim dhe jam human. U kërkoj falje të gjithëve , shokëve, miqve kolegëve që ndodhem sot këtu në kafaz. Kam besim që pafajësia ime do zbardhet. Kërkoj lirimin, me lejoni të shkoj në punë, unë jam polic. Kam ushtruar detyrën time me shumë dinjitet, për 6 vite me radhë. S’kam asnjë vërejtje në detyrën time dhe në punë. Kam qenë i përkushtuar. I vetmi defekt i imi që sa herë udhëtoj ndihmoj njerëz siç ndihmova atë ditë. Ndërkohë Nimani të cilin e mori rastësisht oficeri i RENEA në makinë tha : Gjatë hetimit do tregoj ku e bleva kokainën. Ndërkohë kujtojmë se për ngjarjen ka dhe një të arrestuar të tretë Luan Gaci, i cili dhe ai u la në arrest me burg. Seanca u shqyrtua nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Në dosjen që TCH disponon thuhet se vëzhgimi nisi pas një informacioni të sigurt që vuri në dijeni antidrogën se disa shtetas do blinin ne sasi prej 1 kg apo 2 kg kokainë për ta shpërndarë me pakicë në Tiranë.

Top Channel/ Humb jetën në aksident shefi i krimeve në Vlorë, u përplas me një fadromë
16/11 20:00
Top Channel/ Turizmi rritet edhe në shtator! Kryesojnë turistët nga Kosova, Italia e Polonia
16/11 19:52
Top Channel/ OSBE, mesazh për reformën zgjedhore. Tarran takon Gjiknurin dhe Bylykbashin
16/11 19:48
Top News- Aksidentoi për vdekje të miturit në Durrës/ 57-vjeçari kalon për gjykim të zakonshëm
16/11 19:45
Top Channel/ Opozita pa konsensus për Tiranën! Çfarë propozojnë Alimehmeti, Qori e Hasimja
16/11 19:39
Top Channel/ “Shqipëria ka mbështetjen e PE”, Metsola takon Ramën: Keni përkrahjen tonë
16/11 19:38
Top Channel/ Rama mesazhe të qarta nga Brukseli, kritikon politikën e BE, vlerëson integrimin
16/11 19:33
Top News- Reshjet e dendura të shiut/ Probleme infrastrukture në Kukës dhe Tropojë
16/11 19:11
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina përplaset me skrepin, një person humb jetën
16/11 19:02
Top News- Vrau gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit/ Elvis dhe Gjon Shkambi kalojnë për gjykim
16/11 17:32
Top News- A po hetohet Sara Mile? Klodian Braho zbulon emrat e dosjeve të SPAK
16/11 17:32
Top News- “Anëtarësimi në BE, një torture”, Rama mesazh për Kosovën nga Brukseli për Serbinë
16/11 17:14
Top Channel/ Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Kukës dhe Tropojë, rrëshqitje gurësh në rrugë
16/11 16:41
Top Channel/ Dhunoi prindërit, vdes babai. Tragjedi në Durrës, 72-vjeçari viktimë e djalit të tij
16/11 15:51
Top News-SPAK çon në gjyq Belinda Ballukun/1.8 mln euro pasuri të sekuestruara,10 tendera nën hetim
16/11 15:39
Top Channel/ SPAK dërgon për gjykim ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe 27 të pandehur të tjerë
16/11 15:36
Top Channel/ Taksistët në protestë. Paralajmërojnë përshkallëzim nëse nuk marrin zgjidhje
16/11 15:32
Top News – U dhunua barbarisht nga djali, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 72-vjeçari nga Durrësi
16/11 15:23
Top Channel/ Protesta, 268 gjoba, asnjë nuk paguhet. Policia i gjobit për bllokimin e rrugëve
16/11 15:20
Top Channel/ Adriatik Llallës nuk ia falin burgun. Rrëzohet kërkesa e parashkrimit të dënimit
16/11 15:12