Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga Banjat Termale të Bënjës në Përmet, duke i paraqitur ato si dëshmi të zhvillimit të zonës dhe duke kundërshtuar pretendimet për dëmtim të zonës.