Top Channel/ Beteja për qytetin e shkatërruar, rusët kërkojnë me çdo kusht të marrin
04/03/2023 19:00

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e nisur në Ukrainë. Ndërkohë luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas Bakhmut, ndërsa forcat ruse të mbështetura nga njësi të shumta të grupit privat mercenar “Ëagner” duan që me çdo çmim të marrin kontrollin e këtij qyteti. Presidentja e Parlamentit Europian u tha gazetarëve në një konferencë se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë “duhet të japin llogari”. “Nuk është më çështja se si. Është çështje se kur... Ka të bëjë me vënien e personave përgjegjës, përfshirë Vladimir Putinin, para drejtësisë. Pa këtë, ne nuk do të kemi paqe”, tha ajo. Ndërkohë të premten zoti Zelenskyy u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland dhe zyrtarë të lartë evropianë, ndërsa bëri thirrje që Rusia të dënohet për krime luftës. Qyteti Bakhmut tani është në qendër të luftimeve, ndërsa trupat ruse, përfshirë forca të mëdha nga grupi privat “Ëagner”, duan që me çdo çmim të marrin kontrollin. Instituti për Studimin e Luftës, një institut amerikan, tha se forcat ukrainase dukej se po përgatiteshin për një tërheqje të kontrolluar nga të paktën disa pjesë të qytetit Bakhmut. Edhe zbulimi ushtarak britanik në raportin ditor njofton se forcat ukrainase që mbrojnë qytetin Bakhmut po përballen me presion gjithnjë e më të fortë nga forcat ruse, ndërsa luftime intensive po zhvillohen rreth qytetit lindor. Dy ura kyçe në Bakhmut janë shkatërruar brenda 36 orëve të fundit, ndërsa rrugët e furnizimit nga qyteti të kontrolluara nga ukraina, janë gjithnjë e më të kufizuara. Komanda ushtarake e Ukrainës tha se Rusia ende po përpiqej të rrethonte qytetin, por shtoi se gjatë ditës së kaluar forcat ukrainase kishin mposhtur sulmet ruse. Beteja për qytetin Bakhmut ka zgjatur për shtatë muaj. Nëse forcat ruse do të marrin kontrollin e qytetit, që para luftës kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh, kjo do të ishte një fitore e madhe për Moskën në ofensivën dimërore, pasi Kremlini thirri në shërbim aktiv ushtarak qindra mijëra rezervistë. Bakhmut, një qytet i vogël industrial në Ukrainën lindore i njohur për minierat e kripës, dikur ishte shtëpia e rreth 70,000 banorëve. Qyte4ti tani është një gërmadhë. Qyteti nuk ka një vklerë strategjike por ndërkohë po thith shumë energji dhe burime nga të dyja palët si rusia ashtu edhe ukraina Pamjet: AFP

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36