Top Channel/ Beteja për kontrollin e Gardës, gjykatat dy vendime të kundërta për pak minuta
14/06/2025 12:08

Administrata Trump fitoi një shtyrje të përkohshme për të mbajtur kontrollin mbi trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë, të paktën deri të martën, pas një dite përplasjesh ligjore mbi vendimin e presidentit për t’i dërguar ata për të shtypur demonstratat në Los Angeles që shpërthyen pas bastisjeve për emigracionin. Gjykatësi federal urdhëroi fillimisht Donald Trump-in të enjten të rikthente kontrollin e forcës rezervë te guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, më 17 qershor, duke deklaruar se veprimet e presidentit ishin "të paligjshme". Një gjykatë apeli më pas dha vendimin e saj brenda minutash, duke pezulluar urdhrin e Breyer-it deri në një seancë të caktuar për të martën. Kjo do të thotë se Trump do të mbajë kontrollin e Gardës Kombëtare në Kaliforni gjatë protestave të planifikuara për sot. Dhuna, megjithëse e përhapur në mënyrë sporadike, ka tronditur Los Angeles-in gjatë ditëve të protestave kundër bastisjeve për emigrantët të nisura nga administrata Trump. Por përplasjet ishin "larg nga ajo që mund të quhet rebelim", tha Breyer në një vendim prej 36 faqesh të publikuar të enjten, duke kundërshtuar përshkrimin që presidenti bëri për të justifikuar dërgimin e Gardës Kombëtare. Veprimet e Trump "ishin të paligjshme... Prandaj ai duhet të rikthejë kontrollin" e trupave te guvernatori Newsom, tha Breyer. Newsom e përshëndeti menjëherë vendimin e gjykatësit — një fitore shumë e nevojshme në një nga disa frontet ku Kalifornia demokrate po përballet me Shtëpinë e Bardhë. Trump "nuk është monark, nuk është mbret dhe duhet të ndalë së sjelluri si i tillë", tha 57-vjeçari demokrat.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06